Mustafa tregon arsyet pse nuk ka pranuar të jetë kandidat për kryeministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se e ka refuzuar kërkesën e pothuajse të gjithë anëtarëve të LDK-së që ai të jetë kandidati për kryeministër.
Ai ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë jo se nuk e dëshiron një përgjegjësi të tillë, por vetëm për arsye shëndetësore.
“Sot e diskutuam në Kryesinë e LDK-së çështjen e kandidatit tonë për kryeministër. Procedura në LDK është që Kryesia propozon kandidatin dhe këtë kandidat ia dërgojmë Këshillit të Përgjithshëm për vendimmarrje definitive. Do ta bëjmë këtë pas përgatitjeve teknike”.
“Unë për të mos i mbetur borxh Kryesisë së LDK-së: ishte një kërkesë e gati të gjithë anëtarëve të LDK-së që unë si kryetar ta marrë këtë përgjegjësi, sepse ata e konsideronin si vullnet dhe përgjegjësi të tyre dhe timen”.
“Unë e arsyetova para Kryesisë që nuk jam në gjendje ta marrë këtë përgjegjësi, jo që nuk e dëshiroj sepse konsideroj se vendi është në situatë mjaft të rëndë dhe pandeminë, por edhe krizën ekonomike që mund ta kemi”, është shprehur Mustafa.