Mustafa tregon se për çfarë u diskutua në kryesinë e LDK-së
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ka bërë me dije se në këtë mbledhje është konfirmuar se nuk do të ketë koalicion me PDK-së.
Mustafa para gazetarëve ka thënë se Kryesia ka shprehur vullnetin që në takimin e radhës të diskutohet edhe për koalicionin e mundshëm LDK-LV.
“Sot u diskutua dhe u pajtuam për disa çështje. Në LDK të gjitha vendimet merren në Këshillin e Përgjithshëm. U konfirmua se nuk do të kemi koalicion me PDK-në. Kryesia shprehu vullnetin që në takimin e radhës të diskutohet edhe për koalicionin e mundshëm LDK-VV”.
“Në takimin e radhës të Këshillit të Përgjithshëm do të konfirmohet qëndrimi i LDK-së për kandidatin e postit të kryeministrit. Takimi tjetër i radhës do të mbahet të hënën dhe do të diskutohet edhe për mandatarin për këto zgjedhje”, ka thënë Mustafa
Ai ka thënë se në LDK ka mjaftë kandidatë të përgatitur që mund t’i marrin postet drejtuese në institucionet e Kosovës.
“Të gjitha detajet e tjera do të diskutohen në mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm”, është shprehur ai.