Mustafa: U bën 1 vit nga vërshimet në Kosovë dhe Qeveria nuk i ka mbajtur premtimet për t’i ndihmuar të dëmtuarit

17 tetor 2023 | 19:30

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ka kaluar një vit nga vërshimet në Skenderaj, Mitrovicë, Podujevë, Istog, Drenas e Vushtrri, teksa ka kritikuar Qeverinë për mos angazhim.

Sipas tij, Qeveria nuk i ka mbajtur premtimet që të ndihmonte familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Për, këto familje nuk kanë harruar. Ato çdo ditë përballen me shtëpitë e tyre të dëmtuara, me pajisjet e tyre të dëmtuara, me kulturat e tyre bujqësore të dëmtuara, me bagëtinë e tyre që s’e kanë më”.

“Për qeverinë, këto dëme mund të jenë të parëndësishme por për këto familje jeta është bërë gati e papërballueshme e dimri që po vije po i gjen ato në gjendje të mjerueshme”, tha ndër të tjerash Mustafa.

Adresimi i tij i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i dytë i spektaklit Big Brother VIP Kosova, do…