
Mustafa uroi kancelarin austriak, Sebastian Kurz
18 dhjetor 2017
| 22:28
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar kancelarin e ri austriak, Sebastian Kurz, i cili u betua sot në Vjenë.
Në mesazhin e tij, Mustafa ka shprehur bindjen se vizioni i kancelarit Kurz garanton thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“LDK është krenare me Partinë Popullore Austriake dhe lidershipin e saj fitues”, ka shkruar Mustafa.
Kancelari, Sebastian Kurz e ka falënderuar kryetarin Mustafa për urimet.