Mustafa uron Fitër Bajramin: Paqe dhe gëzime në familjet e juaja!

04 qershor 2019 | 07:47

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.


“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, urime Festa e Fitër Bajramit. 
Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një muaji agjërimi, le të pranohen të gjitha lutjet e besimtarëve myslimanë. Uroj që solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë në familjet tona”.

“Festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore të dashurisë, sakrificës, faljes dhe solidaritetit. Poashtu, dëshmojnë dhe forcojnë unitetin qytetar dhe tolerancën ndërfetare në Republikën e Kosovës. Paqe dhe gëzime në familjet e juaja. Urime!”, ka thënë Mustafa në urimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka bërë thirrje të…