Mustafa uron Krishtlindjen: Kjo festë ta gjejë popullin të bashkuar

24 dhjetor 2019 | 16:11

Me rastin e Krishtlindjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar besimtarët e krishterë për këtë festë.

Mustafa ka uruar që kjo festë ta gjejë popullin e Kosovës të bashkuar, në mirëqenie dhe plotë begati.

“Të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë, për shumë mot Krishtlindjen. Uroj që kjo kremte të gjejë familjet tuaja të mbushura me shëndet, harmoni dhe dashuri. Festa e Krishtlindjes, le ta gjejë popullin e Kosovës të bashkuar, në mirëqenie dhe plotë begati. Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë”, është thënë ënë urimin e kryetarit të LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…