Mustafa uron qytetarët për 11-vjetorin e pavarësisë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar qytetarët e Kosovës për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se shpallja e pavarësisë shënon të arriturën kulminante dhe momentin më të rëndësishëm në historinë më të re të Kosovës.
“Pavarësia është kurorëzim i sakrificave dhe punës së shumë gjeneratave ideali i të cilave ishte liria. U jemi mirënjohës arkitektit të pavarësisë Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, dëshmorëve të Kombit dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut për ta fituar me mund këtë ditë. Pavarësinë tonë e arritëm edhe falë përkrahjes së çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë perëndimorë. Vlerat e pavarësisë dhe ndërtimit e zhvillimit demokratik të vendit tonë, janë vlera të përbashkëta që i ndajmë me miqtë dhe aleatët tanë ashtu siç e ndajmë përgjegjësinë tonë për kultivuar ato edhe në të ardhmen. Të dashur qytetarë, urime 11 vjetori i Pavarësisë! Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës!”, ka thënë Mustafa.
/Epoka e re/