Mustafa uron qytetarët për Ditën e Pavarësisë

17 shkurt 2021 | 12:15

Me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar qytetarët për këtë ditë.

Mustafa në urimin e tij ka thënë se shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë me të re të Kosovës.

“Rruga deri të pavarësia ishte një rrugë me sakrifica dhe mund i një populli të tërë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për ta çliruar shtetin”, ka thënë Mustafa.

Urimi i plotë i Mustafës:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 shënon një nga momentet më të rëndësishme në
historinë me të re të Kosovës. Rruga deri të pavarësia ishte një rrugë me sakrifica dhe mund i një populli të tërë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për ta çliruar shtetin
Projektues i pavarësisë dhe i themelimit të shtetit të Kosovës është arkitekti i saj, Dr. Ibrahim Rugova.
Ai me vizionin e tij properëndimor fitoj mbështetjen e jashtëzakonshme ndërkombëtare sidomos nga SHBA-të që ta përkrahin Kosovën në arritjen e lirisë, krijimin e shtetit dhe po vazhdojnë në konsolidimin e tij.
U jemi mirënjohës përjetësisht Familjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dëshmorëve të kombit dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet e tyre të pareshtura për liri, çlirim dhe shtetndërtim.
Në këtë 13 vjetor Kosova ka arritur shumë suksese pavarësisht rrethanave sfiduese që i ka hasur gjatë rrugëtimit të saj gjatë këtyre viteve.
Rruga e vetme për ta bërë Kosovën shtet të anëtarësuar në BE, NATO dhe OKB, është puna e
zellshme në përmbushjen e detyrimeve si shtet si në aspektin e brendshëm, zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit si dhe ruajtjen e partneritetit më SHBA-të, ngase pa ndihmën e tyre sot nuk do festonim çlirimin.
LDK-ja mbetet e përkushtuar që ta ruaj dhe konsolidoj shtetin tonë ngase kjo Republikë është projekt i ynë i përhershëm.
Urime, 17 shkurti, Dita e Pavarësisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy konkurrentët e “Për’puthen”, Sindi dhe Juliani, janë përjashtuar për…