Mustafa: Varet nga Vetëvendosje nëse Vjosa Osmani do të mbetet kryetare e Kuvendit

23 prill 2020 | 13:27

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë ku Avdullah Hoti është caktuar për mandatar për formimin e qeverisë.

Kryetari  i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë me dije se asaj i është dërguar ftesa, por që vetë ajo nuk i është përgjigjur.

“Janë ftuar gjithë anëtarët e Kryesisë dhe kanë munguar dy-tre vetë, përfshirë Vjosa Osmanin. Ftesë kanë pasur dhe s’kemi pasur kohë që t’i thërrasim dhe t’i pyesim pse s’keni ardhur. Ajo është anëtare e Kryesisë dhe nënkryetare”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket qëndrimit të Vjosa Osmanit në postin e kryeparlamentares, Mustafa ka thënë se si parti ata kanë dëshirë që ajo të qëndrojë, por se vendimi i takon Vetëvendosjes.

“Sa na përket neve ne dëshirojmë të mbetet duhet me e pritë a hapet ajo çështje. Dihet sipas interpretimit të gjykatës, ajo pozitë i takon partisë së parë të dalë nga zgjedhjet”, është shprehur kryetari i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ardhur në jetë fëmija i dytë i 71-vjeçarit Richard…