Mustafa vazhdon dëshminë në Speciale

18 korrik 2023 | 08:18

Sot në Hagë vazhdon seanca në të cilën dëshmon Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Ndryshe dje dëshmitari Rrustem Mustafa- Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka filluar dëshminë me pyetjet nga avokati Ben Emerson.

Po ashtu dje Mustafa është pyetur edhe për Kushtetutën e Kaçanikut e miratuar me 7 shtator 1990. Mustafa tha se kjo ajo kushtetutë është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të asaj kohe, raporton RTKlive.

Po ashtu, Mustafën ka filluar ta marrë në pyetje trupi gjykues pasi që palët kanë përfunduar pyetjet dhe kundër-pyetjet e tyre, raporton RTKlive.

Fillimisht janë bërë pyetje nga gjykatësi Christoph Barthe dhe më pas nga gjykatësi Guenawl Mettraux, ku pyetjet e këtij të fundit pritet të vazhdojnë sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për…