Mustafa: Vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes, antikushtetues

24 mars 2020 | 00:10

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur antikushtetues vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Mustafa ka deklaruar se një vendim të tillë mund ta marrë Kuvendi, dhe atë me dy të tretat e deputetëve, e jo Qeveria.

“Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, qeveria do duhet ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar t’i drejtohet Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka arsyetuar masat e sotme…