Mustafa: Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje me LV-në do ta marrin organet e LDK-së
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë me dije se në takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, janë diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK-VV, si dy subjekte fituese në zgjedhje.
Ai ka thënë se në ditët në vijim do të punojnë në përafrimin e objektivave qeverisëse dhe do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.
“Të nderuar qytetarë, u takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje. Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri. Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/