Mustafa: Vizita e Veliut në veri, sinjal pozitiv i bashkëpunimit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar vizitën e djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në veri të vendit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo vizitë është një sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat në veri.
“Vizita e djeshme e Ministrit të Punë e të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu në Zubin Potok dhe në pikën kufitare, Bërnjak është veprim shumë i mirë dhe sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat tona në veri të vendit. Vizita qiti në pah, jo vetëm pritjen normale dhe zyrtare nga nikoqirët, por edhe shumë probleme, ndër ato më elementare, të atyre komunave, për çfare të gjitha institucionet duhet të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e tyre”, ka shkruar Mustafa.
(M.K / Epoka e re)