Mustafa: Vjosa është kopje e Kurtit 

06 tetor 2020 | 15:51

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ai ka deklaruar se Osmani është kopje e lideri të LV-së, Albin Kurti.

Mustafa ka thënë se LDK-ja i ka humbur zgjedhjet e 6 tetor të vitit të kaluar sepse Vjosa Osmani, si kandidate për kryeministre nga LDK-ja, gjatë fushatës kopjoj Albin Kurtin

“LDK-ja e ka kandiduar znj. Osmani për kryeministre në zgjedhjet e kaluara. Për kryeministre të LDK-së, jo të Vetëvendosjes, sepse VV-ja e ka pasur kandidatin e saj. Kur kemi hyrë në fushatë, LDK-ja, në bazë të matjeve të opinionit, ka qenë 6 për qind para VV-së. Kemi përfunduar pas VV-së, sepse fushata është zhvilluar duke e kopjuar VV-në. Qytetarët përkrahën origjinalin e kësaj politike, Albinin, jo kopjen, Vjosën. Qytetarët nuk votuan që LDK-ja të bëhet Vetëvendosje”, ka deklaruar Mustafa në një intervistë për “Express”.

Sipas Mustafës, LDK-ja nuk e ka përdhosur vullnetin e 6 tetori të vitit të kaluar.

“Nuk është përdhosur vullneti i qytetarëve i 6 tetorit të vitit të kaluar, por është përdhosur vullneti i atyre që kanë garuar dhe janë mbështetur nga LDK-ja, kurse kanë mbajtur dhe mbajnë anën e partive tjera, që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në dhe me frymën rugoviane por po dëshmohen se janë e kundërta e kësaj fryme”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Napolit ka njoftuar se nuk ka asnjë rast…