Mustafa: Vjosa Osmani dhe gjithë të tjerët e kanë obligim ta përkrahin LDK-në
Kryetari i LDK, Isa Mustafa në emisionin “Debat” ka folur për zhvillimet e fundit politike.
Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për qëndrimet e kryetares së Kuvendit, nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani.
Mustafa ka thënë se Osmani dhe kushdo tjetër duhet ta përkrahin LDK-në.
“Nuk mund të flas për kosto. Nuk do të dëshiroja të themi që asnjë njëri që është angazhuar në LDK të ketë kosto. Ia ka borxh edhe votuesve që të jetë korrekte me besimin që ka marrë dhe me investimin që është bërë në këtë besim”, ka thënë lideri i LDK-së.
“E konsideroj si një përgjegjësi, si një obligim që edhe zonja Osmani edhe gjithë të tjerët e kanë ndaj LDK-së që do ta përkrahin LDK-në dhe do të luftojnë për LDK-në. Në asnjë moment nuk duhet të sillen mbi parime ose mbi çështjet të cilat individualisht i vlerësojnë vetë sepse kur hyn në një organizatë atëherë duhet ta ndash fatin e organizatës, jo vetëm fatin tënd”, ka thënë Mustafa.