Mustafa: Vjosa Osmani s’ka ndikuar në humbjen e LDK-së, vota jonë ka shkuar në LV
Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim për medie pas takimit me kryetarët e degëve të kësaj partie ka thënë se Vjosa Osmani nuk ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve.
Mustafa ka thënë se ata që kanë votuar në 2019 për LDK-në kësaj radhe kanë votuar për Vetëvendosjen.
“Derisa kemi zhvilluar fushatë s’kemi pasur asnjë sinjal që ka ndikuar Vjosa Osmani në rënien e LDK-së, vota jonë ka shkuar në LV, njerëzit që kanë votuar para një viti e gjysmë kanë votuar Vetëvendosjen, a ja kanë qëlluar apo s’ja kanë qëlluar do ta shohim”, ka thënë Mustafa.
Ai është shprehur se si kryeministër e di kapacitetin e një qeverie se sa mund të punojë.
“Këta do të duhet të tregojnë se a do t’i plotësojnë ato premtime. Unë e di sa ka kapacitet qeveria që të realizojë premtimet që janë bërë sepse kam qenë kryeministër, unë kam dëshirë që Kosova të prosperojë. Shansin e kanë që të tregohen”, është shprehur Mustafa.