Mustafa, Vuçiqit: Ndale poshtërimin, ka kaluar koha e rrëmbimeve ndaj popullit tonë

21 qershor 2023 | 08:18

Ish-Komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi ka kërkuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që ta ndalë poshtërimin që po e bën, duke përmendur kështu rastin e fundit të kidnapimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe.

Sipas Remit, rrëmbimet, burgosjet, trajtimet jo njerëzore që ka bërë Serbia me vite të tëra ndaj kosovarëve kanë prodhuar forcën tek populli I Kosovës “Dhe jemi të lirë”, ka shkruar ai.

Pos tjerash ai ka kërkuar nga Vuçiq që të mos provokojë mision kundër vetes dhe Serbisë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ndale poshtërimin President!

Vuçiq: “Tre policët po hanë torte e rrush, kërkesën e Orbanit do ta shqyrtojmë me kujdes…”

_Ne i themi, kujdesu dhe ruaje rrushin dhe torten për vete, djemtë që ke rrëmbyer lejoj të lirë.

Rrëmbimet, burgosjet, trajtimet jo njerëzore që keni bërë në të kaluarën kanë prodhuar forcën tek populli dhe jemi të lirë!

Mos provokoni mision kundër jush, populli shqiptarë dëshiron dhe ka interesa të jetojmë në qetësi, kurr më të nënshtruar nga kushdo që synon nënshtrimin…

Duam të jetojmë në paqe, mos u ngatërroni me dikë që ju e njihni mirë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Bozho Preleviç ka denoncuar politikën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.…