Mustafa: Zgjedhja e deputetit gjerman si raportues për Kosovën në KE, lajm i mirë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa , ka uruar deputetin e CDU-së, Peter Beyer me rastin e zgjedhjes si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Mustafa ka thënë se zgjedhja e Peter Beyer në këtë pozitë është lajm i mirë dhe me rëndësi për popullin e Kosovës.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, shpreh urimet e mia për mikun tim dhe të Kosovës, z. Peter Beyer për zgjedhjen e tij si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës. Në vizitën e tij më 3 shtator të këtij viti në LDK, z. Beyer ka përsëritur zotimin e tij që ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme. Lidhja Demokratike e Kosovës është e lumtur për bashkëpunimin që ka me partinë simotër CDU, prandaj jemi të bindur që edhe z. Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë”, është thënë në urimin e Mustafës.
/Epoka e re/