Mustafa: Zgjedhjet, të pranueshme, LDK-ja s’e synon Presidencën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve me AAK-në është dialogu.
Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Për zgjedhjen e presidentit po flitet para kohe. Presidenti është në zyrë me autoritet kushtetues. Kur t’i vjen koha do të provojmë të gjejmë një pajtim për një kandidat. LDK-ja tani ka kryeministrin dhe nuk pretendon edhe pozitën e presidentit. Shpresoj se do të gjendet zgjidhja, sepse ndryshe shkojmë në zgjedhe të përgjithshme, të cilat nuk na garantojnë se pas tyre kemi zgjidhje për president, kushdo qoftë ai”, ka thënë Mustafa në një intervistë për “Express”.
https://www.gazetaexpress.com/interviste-me-isa-mustafen-zgjedhjet-te-pranueshme-por-te-fundit-ldk-tani-se-synon-presidencen/