Mustafa: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka deklaruar se zgjidhja e vetme për të dalë nga situata aktuale janë zgjedhjet.
Pas mbledhjes se Kryesisë së LDK-së, lideri i këtij subjekti politik ka deklaruar se Kosovën në këtë gjendje e kanë sjell ambiciet personale të krerëve të koalicionit aktual qeverisës. “Si LDK konsiderojmë që zgjidhja e vetme të dilet nga kjo krizë është të shkohet në zgjedhje. Që më pas çdo institucion i Republikës së Kosovës ta kryejë detyrën e vet në bazë të përgjegjësive dhe obligimeve kushtetuese”, ka thënë ai.
Mustafa ka mohuar çdo mundësi që LDK-ja këtë mandat të qeverisë me PDK-në.
“LDK-ja do të hyjë në qeverisje këtë mandat me PDK-në, për ta zëvendësuar AAK-në, apo për të shpëtuar ndyrësitë e këtij koalicioni përmes LDK-së”, është shprehur Mustafa në një konferencë për media.
/Epoka e re/