Mustafa zhvilloi videokonferencë me homologët e Ballkanit Perëndimor
22 prill 2020
| 14:43
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka zhvilluar sot një videokonferencë me homologët e tij nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian / DG Agri dhe DG Near.
Në këtë videokonferencë është diskutuar mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin rural në rajon, si dhe për masat që po ndërmerren për të përkrahur bujqit në rajon.
Mustafa ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin rajonal i cili theksoi se është i domosdoshëm veçanërisht në situatën e krijuar, duke koordinuar edhe më tej veprimet me shtetet e rajonit dhe institucionet e Bashkimit Evropian.