Mustafi afër marrëveshjes së re me Arsenalin
07 korrik 2020
| 11:47
Shkodran Mustafi dhe Arsenali duket të jenë afër një marrëveshjeje të re, sipas raportimeve nga “Daily Star”.
Mbrojtësi i përfaqësueses gjermane është kritikuar këta katër vjet sa ka luajtur tek Arsenali, mirëpo trajneri Mikel Arteta duket të jetë i impresionuar me të. Kështu, duket të jetë iniciativa e teknikut spanjoll që futbollistit me prejardhje shqiptare t’i zgjatet qëndrimi në “Emirates Stadium”.