Mustafi arrin marrëveshje me Torinon

19 gusht 2021 | 16:16

Shkodran Mustafi ka vendosur të rikthehet përfundimisht në futbollin italian. Mbrojtësi shqiptar tani e dy muaj është pa skuadër dhe i lirë të nënshkruajë me ndonjërën nga ekipet e interesuara.

Pas largimit nga Schalke, Mustafi duket se do të rikthehet në elitën e futbollit italian, ku tani është në bisedime me Torinon. Trajneri Juriç është në kërkim të një mbrojtësi dhe palët janë shumë afër marrëveshjes. Torino i ka ofruar Mustafit një kontratë tri vjeçare me shqiptarin që është bindur për tu rikthyer në Serie A, ku më parë ka luajtur për Sampdorian.

Te Torino, mbrojtësi shqiptar do të gjej bashkëkombësit e tij Mërgim Vojvoda, Etrit Berisha e Altin Kryeziu. Interesim për Mustafin kishin shprehur edhe skuadra tjera si Genoa, Celta Vigo, Fiorentina e Levante, por pa gjetur një marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amber Rose së fundmi ka akuzuar partnerin e saj Alexander…