Mustafi e mendon rikthimin në Serinë A
31 mars 2021
| 11:55
Schalke 04 pritet të bie nga Bundesliga këtë sezon dhe si pasojë Shkodran Mustafi do të kërkojë një tjetër klub për ta vazhduar karrierën.
Kontrata e tij me gjermanët përfundon në fund të sezonit. Interi ka arritur të ketë në skuadër disa mbrojtës me cilësi të mëdha, por për të luftuar në të gjitha frontet duhen më shumë alternativa dhe përvojë dhe Mustafi vjen si paketë.
Për zikaltrit afrimi i tij do të kishte kosto minimale sepse vjen si lojtar i lirë. Nëse kalon tek Interi, për Mustafin do të ishte një rikthim në Serinë A, pasi më parë ka luajtur për Sampdorian.