Mustafi kalon te Levante
03 shtator 2021
| 10:23
Shkodran Mustafi është prezantuar si lojtar i UD Levantes.
Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Sampdorias dhe Valencias ka nënshkruar sonte kontratë me Levante.
Këtë e ka bërë të ditur klubi spanjoll me një njoftim që ka bërë në faqen e tyre zyrtare në Twitter.
Mustafi do të jetë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2023 ku mund ta zgjat kontratën edhe për një vit, në rast të paraqitjeve të mira të tij.
Mustafi ishte ndarë me Arsenalin para një viti ku kishte luajtur për një vit me Schalke 04, nga e cila skuadër u nda pasi që nuk arriti që të qëndronte në Bundesligë.
Ai kaloi si lojtar pa kontratë kurse sot është regjistruar si lojtar i tyre.