Mustafi: Kur e shikon se nuk mund të japësh më, duhet të tërhiqesh

04 shkurt 2020 | 15:15

Futbollisti Shkodran Mustafi ka filluar të rikthej formën më të mirë dhe trajneri Mikel Arteta është duke i dhënë më shumë hapësirë. Mustafi ka thënë se ai nuk dorëzohet, pasi nëse nuk do ishte në gjendje të luante atëherë do të ishte pensionuar.

“Ne e dimë se si është futbolli. Ty gjithmonë të jepet mundësia dhe kur e shikon se nuk mund të japësh më, atëherë t’i mund të deklarosh tërheqjen. Megjithatë një profesionit nuk mund të mendojë në atë mënyrë. Për mua është gjithmonë njësoj, gjithmonë përpiqem t’i lë të gjitha pas krahëve dhe të mendoj vetëm për skuadrën time. Sa herë që ekipi të ketë nevojë për mua, unë do të jem aty, jo vetëm në ndeshje por edhe në stërvitje. Është e lehtë të jesh profesionist kur gjërat shkojnë mirë, por unë mendoj se më e rëndësishme është se si do ia dalësh kur nuk shkojnë mirë. Në fund të fundit, ne jemi këtu për të punuar dhe jemi këtu për të luajtur në një klub të madh”, ka deklaruar Mustafi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH), do të vazhdojë ta…