Mustafi mbështet Fondacionin e Arsenalit
Mbrojtësi Shkodran Mustafi ka vendosur që për ditëlindjen e tij të ofrojë më shumë se 16 mijë shujta për komunitetin, duke mbështetur kështu Fondacionin e Arsenalit.
Futbollisti i Arsenalit ka festuar të premten ditëlindjen e 28-të dhe ka zgjedhur të bëjë donacion për Fondacionin e Arsenalit, që po e vazhdon punën me Këshillin e Islingtonit, si pjesë e planit për reagim ndaj situatës së krijuar.
Pos mbi 16 mijë shujtave, donacioni i Mustafit përfshinë edhe furnizime tjera për komunitetin lokal të Arsenalit, të prekur nga koronavirusi.
“Vetëm dua t’iu falënderojë për të gjitha urimet për ditëlindje. I kam lexuar urimet dhe jam i lumtur për secilin prej tyre. Në kushte normale ditëlindjen do ta kaloja me familjen dhe shokët. Por kjo aktualisht nuk është e mundur. Unë e di që ka njerëz në Islington që vërtetë po vuajnë në këtë moment dhe dua të tregoj mbështetjen time për komunitetin dhe për familjen tonë të Arsenalit”, ka shkruar Mustafi në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se dëshiron t’iu bashkohet punës që po bëhet nga Fondacioni i Arsenalit.
“Dua të bashkohem dhe të ndihmojë duke ofruar mbi 16 mijë shujta dhe gjëra tjera emergjente për njerëzit në Islington që tani kanë nevojë për përkrahje më shumë se çdo herë”.