Mustafi në bisedime me Galatasarayn

12 janar 2020 | 11:46

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është gjithnjë e më pranë largimit nga skuadra angleze, Arsenal, kanë raportuar të shtunën mediumet angleze.

Siç raportohet në Angli, menaxheri i Mustafit shumë shpejt do të udhëtojë drejt Turqisë për t’i nisur bisedimet me drejtuesit e skuadrës turke, Galatasaray.

Mustafi nuk ka gjetur hapësirë këtë edicion dhe largimi i tij nga Londra është i mundshëm qysh në këtë afat kalimtar. Ai ka luajtur vetëm në pesë ndeshjet e këtij edicioni në elitën e futbollit anglez.

27-vjeçari pjesë e Arsenalit është që nga viti 2016, derisa ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministrit Bajram Kosumi i ka vdekur nëna. Lajmin e ka…