Mustafi në mesin e kampionëve të botës që u pensionuan në vitin 2024

25 dhjetor 2024 | 15:17

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka bërë një shkrim të veçantë sot, në të cilin i ka përshëndetur dhe falënderuar krejt kampionët e botës që vendosën të pensionohen nga futbolli në vitin 2024.

FIFA e bëri një rezyme duke i përmendur një nga një yjet dhe legjendat që i dhanë aq shumë futbollit, përcjell “Express”.

Natyrisht, shkrimi s’kish se si të mos niste me dy prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, Andres Iniesta dhe Toni Kroos, të cilët në këtë vit i vendosën këpucët në gozhdë.

E në mesin e kampionëve të botës që i dhanë fund karrierës këtë vit ishte edhe Shkodran Mustafi.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut ishte pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në Botërorin e vitit 2014 dhe ai i luajti tri ndeshje në

“Shkodran Mustafi e bëri vend te Gjermania pak para Kupës së Botës 2014. Ai debutoi në miqësoren ndaj Polonisë një muaj para ngjarjes globale. Ai luajti në dy ndeshjet e para në atë Botëror dhe startoi në të tetën e finales ndaj Algjerisë. Por, u zëvendësua pas një lëndimi dhe nuk luajti më në Botëror. Që nga qershori ai është asistent-trajner te Gjermania U-17”, shkruan FIFA.

Jesus Navas ishte një tjetër lojtar klasi që u pensionua nga futbolli, ndërsa ishte shpallur kampion evropian dhe botëror me Spanjën.

Edhe Erik Durm është një kampion botëror me Gjermaninë, ndonëse nuk kishte luajtur për “Die Mannschaft” në Botërorin 2014.

Gjatë këtij viti karrierën e mbylli edhe mbrojtësi francez, Raphael Varane, i cili ishte shpallur kampion i botës me “Trekolorët” në vitin 2018, ndërsa ish-futbollisti i Real Madridit dhe i Manchester Unitedit luajti në tri Kupa të Botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festës së Krishtlindjes, ish-deputetja e Kuvendit të…