Mustafi paralajmëron largimin nga Arsenali
27 tetor 2020
| 11:11
Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi do të largohet nga skuadra e Arsenalit në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata.
Mustafi ka refuzuar ofertën e Arsenalit për kontratën e re duke paralajmëruar klubin se do të largohet verën tjetër si futbollist i lirë.
“Shkodran Mustafi dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër. Ai së fundi ka refuzuar kontratën e re të klubit, duke paralajmëruar se do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë”, ka shkruar “The Sun”.