Mustafi përfundon karrierën si futbollist
25 qershor 2024
| 15:16
Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi është pensionuar nga futbolli aktiv. Ish-futbollisti i disa skuadrave të mëdha në Evropë (Sampdoria, Valencia, Arsenal, Schalke dhe Levante), dhe ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014, do të largohet nga loja aktive, por jo edhe nga futbolli.
32-vjeçari do të nisë një aventurë të re si ndihmës trajner i Gjermanisë të moshave deri në 17 vjeç. “Kam shumë dëshirë që të punoj me të rinjtë pasi dua që të kaloj atë çfarë kam mësuar në fushë”, ka thënë Mustafi.