Mustafi publikon videon ku shihet një tank serb: Skenat si kjo janë shpeshuar në Luginë
22 mars 2024
| 14:04
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës dhe këshilltari i Besnik Bislimit, Ragmi Mustafi, ka publikuar një video, ku shihet një tanke e Serbisë teksa ecë në rrugët e Luginës.
Sipas Mustafit, skena të tilla janë shtuar në Luginën e Preshevës.
“Skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës. 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë së Serbisë janë duke operuar përgjatë kufirit. E postova, jo për të përhapur frikë ose zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi në “Facebook”.