![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2017/12/auto_2017-12-28T203431Z_827075430_RC1B8BDE9E90_RTRMADP_3_SOCCER-ENGLAND-CRY-ARS1514497934.jpg)
Mustafi shënon në fitoren e Arsenalit
28 dhjetor 2017
| 23:07
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ishte njëri prej realizuesve në fitoren që Arsenali e siguroi me rezultat 3 me 2 ndaj Crystal Palacet.
25-vjeçari ishte realizuesi i parë kur realizoi në minutën e 25 pas një rrëmuje të krijuar në mbrojtjen e vendasve.
Anësori anglez Andos Townsend u përkujdes për të barazuar rezultatin në minutën e 49, ndërsa në minutat 62 dhe 66 Alexis Sanchez riktheu epërsinë e Arsenalit.
James Tomkins ktheu shpresat e vendasve për të siguruar një barazim në minutën e 89 kur realizoi për rezultatin 2 me 3.
Me këtë fitore Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 37 pikë.