Mustafiq, boksieri më i mirë i turneut të 12-të “Pavarësia”
15 shkurt 2020
| 17:04
Remzo Mustafiq është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 12-të për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Boksieri nga Mitrovica i kategorisë 91 kilogramë mposhti boksierin nga Shqipëria në turneun e mbajtur të shtunën në Prishtinë, transmeton KTV.
Ndërkohë, tekniku më i mirë u shpall Çlirim Berisha, çifti më luftarak i takoi Jozef Rrasit dhe Çlirim Zekës, ndërsa boksier më ferplej ishte Leonit Gubetini.
Federata e Boksit e Kosovës ndahu mirënjohje edhe për boksierin më perspektiv, epitet i cilit i takoi Jurgen Peposhit.
Në këtë turne u zhvilluan gjithsej nëntë meçe.