Mutlugili viziton Kosovën
05 shkurt 2019
| 11:46
Zëvendëspresidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Ozkan Mutlugil, do ta vizitojë Kosovën për herë të parë. Ai do të qëndrojë në një vizitë dy ditore në Prishtinë.
I dyti i volejbollit evropian, i cili njëherit është njeriu i parë i thesarit në CEV, pritet të arrijë në Kosovë në mbrëmjen e 14 shkurtit. Më 15 shkurt ai do të jetë në ceremoninë e Laureatëve të volejbollit kosovar dhe në të njëjtën kohë do të marrë pjesë në ndeshjen mes Përfaqësues A të Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.
Ardhja e njeriut të dytë të volejbollit evropian, tregon edhe njëherë mbështetjen e parezervë që CEV e ka për anëtarin e saj të 56-të, Kosovën.