
Muzafer Shala emërohet ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
17 korrik 2019
| 12:25
Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot Muzafer Shalën ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
“Kam emëruar sot ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën. Pasi i dëshirova punë të mbarë në detyrë, me ministrin e ri biseduam për kontinuitetin e projekteve në këtë dikaster”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/