Muzetë e Berlinit, mundësi e kthimit të kohës së lashtë

10 tetor 2021 | 14:16

Shkruan: Elmedina Ismajli- Berlin

Berlini është një thesar kulturor dhe konsiderohet të jetë një vend magjeps për vizitorët. Në mesin e pesë muzeve të ishullit të Berlinit është edhe Muzeu Pergamon.

Elmedina Ismajli

Muzeu Pergamon është një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në Gjermani dhe një nga muzetë më të rëndësishëm në botë. Sidoqoftë, pas një periudhe të shkurtër kohore ambientet nuk ishin më të mjaftueshme për të mbajtur të gjitha ekspozitat. Midis viteve 1910 dhe 1930, Muzeu Pergamon u ndërtua sipas planeve nga arkitekti Alfred Messel, Ai kishte filluar një dizajn për ndërtesën e madhe me tre krahë qysh në vitin 1906 i cili nuk pati fatin ta përfundonte, ngase vdiq më 24 mars 1909 ende pa i mbushur të gjashtëdhjetat. Pas vdekjes së tij më 1909, shoku i tij Ludwig Hoffman mori përgjegjësinë për projektin dhe ndërtimin e filloi në vitin 1910, për të u hapur në vitin 1930. Shumë shpejt u bë një nga atraksionet kryesore të Berlinit. Muzeu Pergamon mbetet  një udhëtim i vërtetë shumë dimensional në antikitet. Ai shpalos periudhat  kulturore gjatë historisë, përfshin ndërthurjen e qytetërimeve të Greqisë, dhe Romës së lashtë, që njihet si Antikiteti Klasik, një periudhë e historisë në të cilën kultura greke ishte e pasur në shumë aspekte të qytetërimit. Gjithashtu ai është i ndarë në tri pjesë kryesore, të përkushtuar për koleksionet antike, artit aziatik dhe vlerave kulturore islame të popujve të ndryshem. Në te zbuloni gjithashtu se sa e larmishme është arkitektura historike e Lindjes së Mesme, këto koleksione mbulojnë periudhën nga shekulli i  tetë deri në nëntëmbëdhjetë. Këtu arti islam, përfshin 93.000 pjesë të tij, që përfaqësojnë një spektër të rajoneve të botës islame.

 

Hapja e muzeu të Pergamonit daton që nga viti 1899, ku shfaqen shumë objekte të lashta arkeologjike që shfaqin qytetërimet e ndryshme nga bota, si ato babilonase, asiriane etj.

Ndërtesa është e vendosur në kompleksin e Muzeve  në qendrën historike të Berlinit dhe bënë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s. Disa nga pjesët të ndërtesës janë të mbyllura për rinovim deri në vitin 2023. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kompleksi u dëmtua seriozisht, kështu që shumica e ekspozitave të saj, u vendosen në një vend të sigurt. Deri në vitet e  gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, disa nga fondet janë kthyer në muze, por jo plotësisht. Aktualisht, një pjesë e madhe e mbledhjes së tij mbetet ende në Moskë dhe Muzeun Hermitagë në Shën Petersburg. Kthimi i këtyre artikujve ishte rregulluar në një traktat midis Gjermanisë dhe Rusisë, por, që nga qershori 2003, është bllokuar nga ligjet ruse të kthimit.

Ishulli i muzeve më të famshëm në kryeqytetin gjerman zakonisht ishte i mbushur me vizitorë, por ai gjatë periudhës së pandemisë Corona, ishte kryesisht bosh. Tani, falë nisjes së një iniciative të re për të siguruar hyrje falas në muzetë e qytetit të dielave në fillim të çdo muaji, turmat e vizitorëve janë kthyer, duke ju përmbajtur rregullave të vendosura nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë si: maska, distanca, dhe vaksinimi i plotë.

Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Bloomberg, nisma filloi të dielën e parë  në fillim të korrikut me një interesim të madh, më shumë se 20 mijë vizitorë në 67 muzeumet në Berlin. Siç duket hyrjet falas ishin një nxitje e madhe për të marrë pjesë në jetën publike pas lehtësimit të masave, dhe ka bërë t’i ndihmojë vizitorët të kapërcejnë shqetësimet që kanë akoma duke i bindur ata se objektet në turma janë të sigurta deri sa zbatohen masat e parapara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Asamble Komunale në Malishevës, Alban Mazreku,…