Muzeu Hebraik hap ekspozitën e përhershme
20 janar 2020
| 22:43
Muzeu Hebraik i Berlinit do të hapë ekspozitën e re të përhershme më 17 maj, pas dy vitesh restaurime, njoftoi sot Muzeu.
Ekspozita, që shtrihet në 3500 metra katrorë të një ndërtese në rrethin Kreuzberg të Berlinit, nga arkitekti i njohur Daniel Libeskind, do të tregojë në pesë kapituj historinë e hebrenjve të Gjermanisë nga mesjeta e deri më sot.
Ekspozita do të përqendrohet në marrëdhëniet e komunitetit hebre me shoqërinë gjermane të krishtere e më pas laike, për të cilat muzeu deklaroi se janë shënuar nga dhuna./ATSH/