Muzeu i dyllit ia ndërron stilin Trumpit
08 nëntor 2020
| 00:12
Muzeu i njohur i figurave prej dylli, Madame Tussauds në Londër ia ka ndërruar veshjet figurës së Donald Trumpit, pas fitores së demokratit Joe Biden.
Muzeu i njohur ia ka kthyer Trumpit rrobat e një golfisti për të reflektuar se tani ai do të ketë shumë kohë të lirë.
Deri të shtunën ai kishte të veshur kostume, po tani do të ketë stilin e një golfisti.
Ai ka zënë një qoshe në pjesën e Liderëve të Botës në muze.
Trumpi njihet si merakli i golfit që prej kohës së zgjedhjes së tij si president në vitin 2016.