MUZEU I KOSOVËS NË VLORË NGJARJE KOMBËTARE
Ismet Sylejmani
I nderuar deputeti i Vlorës, miku ynë Bujar Leskaj,
I dashur Baca Bedri Islami, ish-Kryetari historik i Lëvizjes Popullore të Kosovës në kohës e luftës së UÇK-së,
I dashur Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti,
I dashur udhëheqësi i madh i vitit 1981 Hydajet Hyseni,
I dashur babai i Heroit të Kombit Labinot Krasniqi, Gani Krasniqi,
Të dashur vëllezër të heronjëve të kombit Fehmi Ladrovci e Afrim Zhitia, Ramiz Lladrovci e Naim Zhitia,
I nderuari ish-Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Namik Dokle, i nderuar Zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi,
I nderuar Kryetar i Kërçovës Fatmir Dehari,
Të nderuar deputet të parlamentit të Shqipërisë, të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut e të Parlamentit të Kosovës, të nderuar shkrimtarë, artist e krijues të ndryshëm,
Të nderuar të pranishem,
Zonja dhe zotrinjë,
I dashur popull i Vlorës heroike dhe i gjithë Shqiperisë!
Kemi ardhur sot në Vlorë, të ftuar në këtë eveniment të madh nga Bujar Leskaj e nga Bedri Islami, të cilët sot nga vendi i shenjtë i globit shqiptar, paralajmërojnë se ashtu si edhe në të kaluarën, Vlora vazhdon të mbetet pikënisja e madhe e furnizimit të historisë më të vërteta reale dhe nga ato të mëdhatë, që e bëjnë kombin tonë të nderuar e të respektuar në shekuj!
Jemi të nderuar që sot, që në mesin tonë e kemi njërin prej Udhëheqësve të mëdhenj të popullit shqiptar, shokun e bashkëveprimtarin e Heronjëve të Kombit Fehmi Lladrovci e Afrim Zhitia, themeluesin e Tri Ushtrive Çlirimtare, burrin e madh të kombit e figurën e shquar të historisë, që ka lindur në Zajaz të Maqedonisë, një pjesë të jetës së tij e ka kaluar në Kosovë dhe disa centimetra të gjatësisë së tij trupore, ndonëse është i shkurtë me shtat, i ka arritur në Gllanasellë të Drenicës, te shtëpia e Axhës Tush Lladrovci, bashkë me Fehmiun, të cilët më vonë në Gjermani, do ta bënin vëlla të tyre, djalin e personazheve të Lulit të Vocërr e të Zenelit të Migjenit, Bedri Islamin, i cili udhëhoqi me sukses të madh LPK-në, atëherë kur Kosova heroike luftonte me Serbinë pushtuese, dhe e vulosi dashurinë e tij epike për Kosovën dhe sikur Ali Ahmeti edhe shkodrani Bedri Islami u bë biri i madh e besnik i sajë!
Është knaqësia ime që të mbajë këtë fjalë rasti në promovimin e librit “Triada e Kosovës”, të autorit Bedri Islami, të këtij shqiptari të madh e të lavdishëm, shkodranit nga Drenica, shokut e bashkëveprimtarit të Heroit të Kombit, Gjeneralit të pavdekshëm Fehmi Lladrovci e të Gjeneralit të pamposhtur Ali Ahmeti!
Autori i librit “Triada e Kosovës”, Bedri Islami, padyshim se është figurë e madhe integruese, te i cili shohim një histori të tërë, sepse rrethrrotullimi i biografisë së Tij, të mban të lidhur fortë për popullin, për Atdheun e për Kombin!
Bedri Islami librin e Tij “Triada e Kosovës” e bën libër të veçantë dhe të dalluar nga të gjithë të tjerët, sepse në të e ka të botuar letrën e fundit të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari!
Të dashur vëllezër e motra,
Në Vlorë në këtë qytet të shtrenjtë, ku ka lindur Pavarësia e Shqipërisë dhe ku për herë të parë ka dalur në tribunën e kombit duke e deklaruar Shqipërinë të pavarur, plaku i urtë Ismail Qemali, do të fillon jetën e tij Muzeu i Kosovës!
Vlora, vendëlindja e flamurit kombëtar dhe qerdhja e themeleve të shtetit shqiptar, në të ardhmen, do të jetë edhe adresa historike e Muzeut të Kosovës, i cili brenda tij do të ketë edhe dy pavione, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Dy pavione të cilët do të kenë nga tri shkronja të njejta UÇK, e që perfaqësojnë luftërat e dy ushtrive, të cilat luftuan dhe fituan luftën me ndihmën e NATO-s në ballë me top aleatin e kombit tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Të rrallë janë popujt e lëre më qytetet, që do të kenë një muze me dy pavione të dy ushtrive, të cilat u themeluan nga bijtë më të mirë dhe u udhëhoqen me guxim e trimëri të rrallë, aq sa jehona e luftërave të tyre kaloi kufinjtë e Atdheut dhe përfshiu tërë planetin!
Shpresojmë se pas Muzeut të Kosovës, në Vlorë do të vjen edhe Fehmiu e Xheva, dhe si sot do të vijmë në inaugurim të shtatit të derdhur në bronz të qiftit titanik, të cilët do ti bëjnë roje nderi përgjithmonë qytetit lavdimadh të Pavarësisë së Shqiperisë!
I dashur dhe shumë i nderuar miku ynë i madh Bujar Leskaj, faleminderit zotit që Ti ekziston, të duam shumë e të urojmë suksese të mëdha në detyrën Tënde fisnike të nderimit të Kosovës me Muze të Sajë dhe të vendosjes së shtatores së Fehmi e Xheva Lladrovci këtu në Vlorë!
Gjithashtu shpresojme se shkrimtari i madh Bedri Islami deri atëhere do të na dhurojë libra të rinjë, kurse Udhëheqësi e biri besnik i popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti, do të shënojë fitore të reja e suksese edhe më të mëdha të partisë së Tij BDI dhe të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Lavdi gjakut të derdhur për liri!
Rroftë populli shqiptar!
Faleminderit,
Prishtinë, 12 Mars 2022!