Muzeu i Luvrit, në gjendje alarmante

24 janar 2025 | 08:03

Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datta, në të cilën paralajmëronte se muzeu parizian është i mbingarkuar me vizitorë dhe ka dëmtime.

Memorandumi, i cili u zbulua në media, shkaktoi alarm mbi gjendjen e muzeut më të vizituar në botë, raportoi Guardian.

De Carre deklaroi se disa nga hapësirat e muzeut janë në gjendje shumë të keqe, se disa po rrjedhin dhe se ka ndryshime të rëndësishme të temperaturës, të cilat të gjitha kërcënojnë ruajtjen e veprave të art.

Ajo shtoi se kishte parasysh problemet me buxhetin e qeverisë franceze, si dhe mbylljen e ardhshme të muzeut Pompidou për shkak të rinovimeve, por se Luvri ka ende nevojë për një rinovim të përgjithshëm, i cili ka të ngjarë të jetë i shtrenjtë dhe teknikisht i ndërlikuar.

Vitin e kaluar, Luvri u vizitua nga 8.7 milionë njerëz, që është dyfishi i numrit të vizitorëve për të cilët muzeu është i përgatitur të presë.

Siç tha ajo, një nga masat e para që do të vendoset është kufizimi i numrit të vizitorëve në 30 mijë në ditë, si dhe zgjatja e orarit të punës së muzeut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kash Patel, i zgjedhuri i presidentit Trump për të drejtuar…