Muzeu Islamik i Katarit, udhëtimi nëpër shekuj me artin e bukur Islam

03 maj 2020 | 02:27

Shkruan: Elmedina Ismajli, Doha-Katar

Muzeu i Artit Islam në Doha konsiderohet një nga muzetë më të mëdhenjë në botën islamike, në një ishull industrial të krijuar posaçërisht për këtë muze, dhe krejtësisht në det.

U hap zyrtarisht në fund të nëntorit 2008.
Nuk të habit fakti i këtij ndërtimi kur e kupton se kush është projektuesi dhe arkitekti i këtij
muzeu.

Ai ishte arkitekti i famshem kinezo-amerikan Ming Pei, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 102 vjeçare, ishte po i njëjti inxhinier që mbikëqyri ndërtimin dhe projektimin e piramidës së qelqit që ndodhet përpara hyrjes së Muzeut të famshëm të Luvrit, i cili ndodhet në kryeqytetin francez, Paris, e shumë projekte tjera të rëndësishme të tij si ajo e Bibliotekës John F. Kenedy në Massachusetts, e Qendrës Kombëtare për Hulumtime Atmosferike në Kolorato, i krahut lindor të Galerisë Kombëtare të Artit në Vashington dhe Salla e Qytetit në Dallas, e shumë të tjera.

Për të gjitha këto ai kishte besim në atë se modernizimi nuk duhet ta injorojë të shkuarën, dhe projekti dhe ideja e Ming Pei për muzeun e Artit Islam i erdhi pikërishtë nga e shkuara, nga shatravani i xhamisë Ahmed Ibn Tulun, e cila ndodhet në Kairo dhe konsiderohet një nga xhamitë më të vjetra arkeologjike që daton nga viti 877.


Edhe pse ishte rreth moshës 80 vjeçare  arkitekti me renome botërore krijoi një nga kryeveprat e tij më të famshme, muzeun e Artit Islamik në Doha.


Muzeu i Artit Islam, me 45 000 metra katrorë, përmban fragmente të antikiteteve islame dhe
antike të thesareve të rralla e të çmuara të trashëgimisë, si shumë libra dhe dorëshkrime të rralla, përveç gurëve të lashtë dhe monedhave të bëra nga mineralet si ari, argjendi dhe bakri, disa prej të cilave datojnë nga koha para-islamike, të gjitha këto janë të mbledhura me vite nga tre kontinente, e që datojnë katërmbëdhjetë shekuj më parë.

Muzeun mund ta përshkruajmë që nga hymja e tij e cila është mjaftë mbreslënse si një rrugë që të shpije drejt oqeanit në një ndërtesë pesë katëshe tërsishtë mbi uji, në katin e parë të muzeut artit islamik, gjenë dekorime unike arkitektonike, si dhe disa ekspozita të përkohshme që mund mbahen nën mbikëqyrjen e organeve kulturore. Për sa i përket ekspozitave përhershme përfshijnë pronat kryesore të muzeut, ato janë të vendosura në katin e dytë dhe të tretë, kati i katërt përmban një sallë për leksione dhe konferenca ndërsa kati i pestë përmban disa zyra administrative dhe një restorant të shkëlqyer.

Duke vizituar muzeun, do ndikoheni nga
madhështia, bukuria dhe larmia e punimeve të artit, pasi do të mahniteni nga dizajni i muzeut, i cili është i ndërtuar me gur gëlqeror, i cili pasqyron ndryshimet e dritës dhe e shndërron atë mbrendësinë e saj në hije të shumta që ndryshojnë me kalimin e orëve të ditës.

Ju gjithashtu mund të vizitoni ekspozitën e dorëshkrimeve fetare që datojnë nga periudha
midis shekullit të VII si dhe dorëshkrime shkencore dhe letrare, e shumë çka tjetër nga kultura e Artit Islamik.

Një biletë hyrse për të rritur, në muzeun e Artit Islamik, kushton 50 RQ, ose 12.50 euro, për grupe, student dhe fëmijë mbi 16 vjet, kushton 25 RQ, ose 6.25 euro.

Për fëmijë nën moshen 16 vjeçare, përsonat me aftësi të kufizuar dhe të ngjashëm hyrja është falas.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë verë, do të duhet të qëndrojmë 3 metra larg…