Muzeu Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet restaurimit të përgjithshëm
09 maj 2024
| 17:47
“Është shpallur procedura për kontraktimin e operatorit ekonomik për konservimin dhe restaurimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, më theks të veçantë rinovimi i depove ku mbahet Fondi Muzeor i Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Kulturës në “Facebook”.
Vlera e parashikuar për këtë ndërhyrje është 3 milionë euro, ndërsa gjatë periudhës së restaurimit, muzeu do të jetë i mbyllur për vizitorët, por njëkohësisht do të punohet në rikonceptimin e ekspozitave të përhershme.