Muzika serbe jehon në Shkodër

20 gusht 2023 | 09:19

As sivjet nuk mungojnë rastet kur muzika serbe dëgjohet në hotele e lokale në Shqipëri, sidomos në bregdet.

Në një restorant në Shkodër mysafirët janë pritur me këngë serbe.

Rreth gjysma e mysafirëve aty kanë qenë nga Kosova, por kjo gjë si duket nuk e ka penguar stafin e lokalit që të lëshojë muzike serbe.

Për më shumë shihni videon:

Këngët në gjuhën serbe janë dëgjuar në plazhet e Shqipërisë edhe në të kaluarën. Zakonisht publikohen video ku pushuesit nga Serbia argëtohen me muzikën e tyre në Shqipëri.

Këto video ngjallin reagime të shumta në rrjete sociale dhe nuk pëlqehen nga kosovarët të cilët i kalojnë pushimet në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diaspora e Kosovës edhe këtë vit ka vazhduar të jetë…