Muzikanti i binte kitarës derisa operohej në tru
24 dhjetor 2018
| 11:04
Një muzikant në Afrikën e Jugut i ka lënë pa fjalë disa mjekë që po kryenin një operacion në trurin e tij.
Kitaristi Musa Manzini ka marrë kitarën pas gjashtë orëve operacion dhe ka luajtur muzikë. 47-vjeçari Musa kishte tumor në tru që nga viti 2006, por asnjëherë nuk kishte hyrë në operacion.
Gjatë operacionit që zgjati gjashtë orë, ai ishte zgjuar. Manzini ka bërë me dije se do t’i rikthehet sërish muzikës sapo të rikuperohet.