MVP dhe skuadra e xhiros së katërt në Superligë

04 tetor 2021 | 15:52

Xhiroja e katërt në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll u karakterizua me fitore bindëse. Trepça ia shkaktoi humbjen e parë Pejës 83-66, ndërsa Prizreni 16 mundi bindshëm RC Cola Dritën 102-71, kurse Golden Eagle Ylli shënoi fitoren e parë, duke mposhtur Sigal Prishtinën 95-69.

Ndeshja më dramatike ishte ajo ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit, që përfundoi 82-89. Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte Julien Lewis i Bashkimit. Ai për 33 minuta sa qëndroi në parket kishte 27 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, me indeksin e lojës 32. Lewis ndihmoi skuadrën prizrenase të regjistrojë fitoren e dytë në këtë kampionat.

Top 5 e xhiros së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll janë: Trevor Manuel i Prizrenit 16, Eric Davis i Rahovecit, Mikaile Tmusiq i Golden Eagle Yllit, Julien Lewis i Bashkimit dhe Brandon Radolph.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamtumira dhe rikthime. Në sport ndodhin shpesh që dikush të…