Myers përforcon Ponte Prizrenin

05 mars 2020 | 15:43

KB Ponte Prizreni është përforcuar me amerikanin Marcus Myers.

Fundori 180 centimetra i gjatë te Ponte e zëvendëson Benjamin Nakwaaah që u largua dy ditë më parë. Myers së fundi ka qenë pjesë e klubit të elitës së Armenisë, Erebuni Yerevan.

Luajti pesë ndeshje dhe me një mesatare prej 25.2 pikëve, 6 kërcimeve e 5.6 asistimeve. Ponte Prizreni pas 24 ndeshjeve zë vendin e pestë në Superligë me 13 fitore e 11 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Anglisë, John Stones me shumë mundësi do të…