Myftiu i Egjiptit priti në takim myftiun Tërnava
Gjatë qëndrimit zyrtar në Egjipt, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava u prit edhe nga Myftiu i nderuar i Egjiptit prof. dr. Shevki Allam për të vendosur një nga hapat e parë të bashkëpunimit ndërinstitucional në disa fusha me interes, në veçanti në fushën e ngritjes së kapaciteteve të kuadrit profesional në fushën e Fikhut, gjegjësisht të Fetvave.
Nga ana e tij, myftiu Tërnava ka falënderuar myftiun Alam për mikpritjen e ngrohtë dhe ka njoftuar myftiun e Egjiptit për organizimin e jetës fetare në Kosovë dhe për institucionet fetare-arsimore të Bashkësisë Islame, si dhe ka kërkuar shqyrtimin e mundësisë së bashkëpunimit sidomos në fushën e trajnimeve të specializuara.
Nga ana tij, myftiu i Egjiptit prof. dr. Shevki Allam, ka falënderuar myftiun Tërnava për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë dhe të institucionit që drejton për të ndihmuar BIRK-un në ofrimin e eksperiencës dhe mundësisë që edhe studiues nga Kosova të përfitojnë nga programet e specializuar në fushën e fetvasë.
/Epoka e re/