Myftiu i Maqedonisë nderohet nga presidenti Trump
Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi në praninë e zyrtarëve të lartë të shtetit, diplomatëve si dhe personaliteteve të larta të jetës fetare të vendit dhe rajonit, i është ndarë çmimi presidencial “për arritje jetësore”, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ky çmim i është ndarë Rexhepit për shërbimin e bërë që ka bërë si kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, ndaj shoqërisë gjatë 16 viteve sa është në këtë pozitë.
Rexhepi ka theksuar se jetën e tij ia ka kushtuar ruajtjes së islamit tradicional shqiptar, i cili shpesh është kanosur nga grupe të ndryshme fetare.
“Sot detyrimet tona si popull, por edhe si fetarë dhe anëtarë të besimit islam, angazhimet e tona duhet të jenë të sinkronizuara , njëherësh në përputhje dhe harmoni me përpjekjet amerikane për të ruajtur stabilitetin e vendit dhe për ta çuar Maqedoninë si shtet shumetnikë, të ecë para drejt integrimeve euroatlantike. Ky është synim i popullit shqiptar, ky është dhe synim i Maqedonisë, i të gjithë qytetarëve po dhe angazhim i imi si teolog dhe prijës fetar”, ka thënë Rexhepi.