Myftiu Tërnava: Festa e Kurban Bajramit, reflektim në luftën kundër dukurive negative
20 gusht 2018
| 12:22
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, nëpërmjet një konference për medie të hënën ka dhënë mesazhin urues për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Tërnava ka thënë se kjo festë ka rëndësinë e saj të veçantë, pasi shfaq reflektim në luftën kundër dukurive negative.
“Kurban Bajrami është me rendësi të madhe, pasi paraqet edhe reflektimin për mësimet përmbajtjesore që përcjellin këto ditë festash. Në këtë festë ne kemi mundësi ta mësojmë islamin si duhet, duke i luftuar edhe dukuritë negative”, ka thënë Tërnava.